Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Salçiçe në role brumi / Çorbë me thjerrëza / Tavë me patate dhe proshutë / Kek me banane.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Mars për 12-të shenjat e zodiakut duke u ndalur në kombinimet më të mira që ka secila shenjë. Është një muaj nga më të mirët, madje ky Mars sipas Jorgo Pullës është më i miri i këtyre 10 viteve të fundit. Muaji Mars, mund të quhet muaji i ndryshimeve, gjithashtu do të ofrojë shumë mundësi sa i takon çështjeve të rëndësishme, është një muaj shumë pozitiv ku do të kemi mundësi për të mësuar nga gabimet dhe për të rregulluar disa problematika të së shkuarës. Eshtë muaji më i mirë, ideal, thekson Pulla për të bërë ndryshime rrënjësore në çdo fushë në jetën tuaj. Sa i takon fushës së dashurisë, është një muaj shumë favorit në njohje te reja dhe pse jo dhe për fejesa. Një lidhje që nis me konsolidim këtë muaj, vështirë se do të ketë ndarje, duke qenë se jemi në ndikime shumë të rëndësishme planetare.