Zonja Albana përgatiti në studion e “Rreze Dielli” një nga gatimet më me shije tradicionale shqiptare Qullë me pulë. Ndërsa e ftuara në këndin tonë të gatimit, blogerja e suksesshme Mirela Andoni përgati Byrek me arra dhe Papare.
Formulari ETIAS për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian nga viti 2024 bëhet i detyrueshëm. Procedura është e shpejtë dhe bëhet në internet, por ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, ajo do kushtojë 7 euro. Miratimi për formularin pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE. Por koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”. Edhe për qytetarët shqiptarë, në faqen e ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit), thuhet se të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në ndonjë nga vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojnë dhe të marrin një formular të tillë. Vetëm Shtetasit e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok. Në studion e ‘Rreze Dielli’ flasim në lidhje me këtë procedurë dhe aplikimin e saj me avokaten Anxhela Lami.
Dy sipërmarrës, njëri shqiptar e tjetri italian, përfaqësues të kompanisë ‘Chogan Group’, sjellin në Shqipëri dhe Kosovë ‘marketingun e rrjetit’, një mundësi të re biznesi për shqiptarët. Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Sandro Cazzato dhe Fatmir Shtjefni, dy sipërmarrës nga Italia të cilët prezantojnë një mundësi të mirë biznesi për Shqipërinë dhe Kosovën në fushën e Network Marketing. CHOGAN GROUP është një kompani e krijuar në Itali në vitin 2013. Kompania ka më shumë se 400.000 konsulentë dhe klientë në të gjithë Europën - mbi të gjitha Itali, Francë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Zvicër. Grupi bën biznes në të gjithë botën, falë një rrjeti tregtar, i cili ekziston që nga muaji mars 2015 dhe ka mbi 8000 partnerë. Fokusi kryesor i kompanisë është Network Marketing në shumë nivele, duke përshirë produktet e konsumit, kryesisht kozmetikë me kualitet shumë të lartë Made in Italy.