Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Korrik 2023 – Receta / Horoskopi i muajit Korrik / Shëndeti i zemrës

3 Korrik 2023, 14:41

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte të rreme në salcë me kos dhe hudhra / Pulë me oriz në furrë.

Në rubrikën “Parashikimi i Yjeve” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Korrik për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Jorgo Pulla shenjat më me fat për muajin Korrik janë Gaforret dhe Bricjapët. Ka një ndikim favorit dhe është një mundësi shumë e mirë sidomos për Gaforren, shenjë e cila ka një ndikim shumë të madh këtë muaj. Më datën 3 korrik kemi Hënën e plotë, kemi gjithashtu ndikimet e planeteve që kanë të bëjnë me ndikimin e Diellit në trekëndësh me Hënën dhe Mërkurin, planeti i komunikimit me Afërditën, planetin e dashurisë. Çdo gjë do të jetë e favorizuar në këtë kohë në lidhje me paranë si dhe me nismat e reja sa i takon çështjeve të punës. Eshtë një periudhë me shumë mundësi në realizimin e gjërave që nuk janë mundur të realizohen më parë. Kujdes dhe vëmendje kërkohet për Dashin e 10-të ditëshit të tretë, Peshoren e 10-të ditëshit të parë dhe Ujorin e 10-të ditëshit të dytë. Kujdes nëse kanë probleme me ligjin, është mundësia që këto probleme të mund të zgjidhen.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin e zemrës, një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë. Me ardhjen e stinës së verës personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të tregojnë kujdes të shtuar pasi temperaturat e larta ndikojnë shumë në gjendjen e tyre shëndetësore. Shkaktarët nxitës të sëmundjeve të zemrës, shprehet Merja – ndodhen pikërisht në tryezën tonë, pasi: konsumi i produkteve shtazore me tepricë rrit kolesterolin, toksinat bakteriale që ndodhen tek mishi dhe ushqimet e përpunuara ngurtësojnë muret e zemrës dhe arterieve, niveli i lartë i sheqerit në gjak lodh zemrën, pirja e duhanit trash gjakun e ngurtëson arteriet, mos tretja e mirë e ushqimeve, kapsllëku. Gjithashtu ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë atak kardiak, shprehet Merja. Ndërsa ndjenjat e forta shkaktojnë rritje të pulsit të zemrës. Për të mbajtur në kontroll të gjitha problematikat e zemrës, Ylli Merja rekomandon perimet dhe frutat më të mira në këtë drejtim si dhe një sërë bimësh medicinale.