Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Maj 2024 – Receta/ Mesazhi i Pashkës dhe dashuria 25-vjeçare e çiftit Larashi

3 Maj, 15:13

Zonja Albana solli katër sugjerime të shpejta recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë të mbushur me gjizë / Supë brokoli me patate / Brusketa me domate dhe djathë / Akullore në kushte shtëpie me luleshtrydhe.

Mesazhi dhe kuptimi i Pashkës u rrëfye në studion e "Rreze Dielli" nga çifti korçar i bashkëshortëve besimtarë protestantë Arjan dhe Moza Larashi, të cilët rrëfyen sesi e festojnë këtë ditë në familjen e tyre dhe në Kishë. "Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit tre ditë pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin" - tha pastor Arjani. Gjatë bisedës, bashkëshortët kujtuan vitet e para të njohjes mes tyre në një takim ungjillor. "Besimi në Zot, na ka bërë njerëz më të mirë, më të qetë dhe së bashku kemi ndërtuar një familje të lumtur, kemi dy vajza të rritura të cilat na krenojnë me edukimin e sjelljen e tyre" - tha Moza, mësuese biokimie. 25 vite të martuar, Arjani dhe Moza rrëfyen sekretin e një martese të lumtur, sesi i kanë tejkaluar sfidat dhe problemet. Nga kjo martesë ata janë bekuar me dy vajza, Pjetrën dhe Çelestian. Pastor Arjani, ka mbaruar shkollën për Inxhinieri Gjeologjike, dhe më pas shkollën për Teologji. Ai është autor i 6 librave, ku i fundit mban titullin "Thyej fortesat e Komunizmit".