Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kimë me mish të grirë dhe vezë / Byrek me petë të lagura me gjizë / Hallvë me miell misri, arra dhe mjaltë.
Në kanellë ka shumë më tepër se thjesht një shije të mirë. Kanella shkon shumë mirë në të gjitha llojet e ndryshme të recetave dhe pijeve. Ka më shumë arsye, përveç aromës, për ta përdorur atë në gatimin tuaj. Përfitimet shëndetësore të kanellës janë kryesisht në sajë të antioksidantëve. Këto antioksidantë dhe polifenolë të fuqishëm mbështesin shëndetin e përgjithshëm duke mbrojtur trupin nga shumë sëmundje. Përdorimi i kanellës rekomandohet për një sërë problematikash shëndetësore… Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka tregon efektet magjike të kanellës, si të përzgjedhim kanellën më të mirë në treg dhe si t'a përdorim në funksion të shëndetit tonë.
Karafili është erëz që përdoret shumë shpesh, por të paktë janë ata që njohin të gjitha përparësitë shëndetësore. Përveç se ushqimit i dhuron aroma dhe shije të këndshme, karafili bën çudinë për shëndetin. Përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, karafili është njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme kurative. Sythat e karafilit përmbajnë flavonoide, taninë dhe përbërje shumë të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjetike. Në Mesjetë quhej një ‘ilaç për gjithë të këqijat’. Në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti, Altin Joka specialist i mjekësisë holistike na tregon më shumë për vlerat e jashtëzakonshme, benefitet që merr organizmi nga përdorimi i karafilit si dhe sëmundjet dhe problematikat shëndetësore që kjo erëz ndihmon dhe lufton.
Një ngjarje e mrekullueshme ka ndodhur me ekipin e Filarmonisë së Kosovës pas një aktiviteti artistik në Itali. Gjatë rrugës së kthimit për në Prishtinë, në Aeroportin e Romës, ata janë ndalur pikërisht në pianon e sallës së pritjes së aeroportit, duke dhënë një përformancë fantastike këngësh patriotike në gjuhën shqipe ku kanë tërhequr dhe vëmendjen e të gjithë udhëtarëve, “Unë, biri yt Kosovë” ngriti në këmbë aeroportin… Në nje bisedë të këndshme për studion e “Rreze Dielli” sopranoja e re Urta Haziraj, na rrëfen këtë moment emocionues që u bë shumë viral, si dhe punën e madhe që bën filarmonia e Kosovës prej vitesh.