Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Qershor 2024 – Receta/ Lulet e blirit ‘arma’ më e fortë bimore për shëndetin

3 Qershor, 16:34

Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me perime me beshamel/ Gjellë me perime dhe thjerrëza / Perime të skuqura me susam.

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Aromën dehëse të blirit do ta ndjeni pothuajse në çdo rrugë të qytetit. Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell kryesisht gjatë muajit qershor. Lulet e blirit për shkak të përbërësve kimik të pasur me antioksidantë, flavonoide, tanine dhe acide organike kanë efekte terapeutike për një sërë sëmundjesh. Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë si të përdorim lulet e blirit në çajra të ndryshme për qetësimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.