Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate të pjekura me qumësht dhe djathë / Qofte shtëpie me oriz / Supë me speca të kuqe.
Violinisti shqiptar që jeton në Francë Kledis Rexho foli në “Rreze Dielli” për karrierën dhe suksesin e tij në filarmonitë e njohura franceze. Ai ka luajtur në filarmoni prestigjioze si ajo e Radio Francës, Orkestrës Filarmonike të Monaco-s , Orkestren Filarmonike të Nice-s, qytet dhe ku jeton aktualisht. Kledis është drejtor artistik dhe ideator i një projekti të ri që bashkon në të njëjtin plan muzikën, sensibilizimin qytetar, pedagogjinë dhe solidaritetin, të quajtur "Life and Music Concept". Në 4 Shtator, kjo orkestër mban një koncert të veçantë me një program që përmban muzikën folk, muzikën klasike, baroke, shqiptare dhe atë ballkanike. Ky projekt përmban edhe një mision pedagogjik duke ndihmuar disa nga talentet e reja në Shqipëri, me promovimin e tyre, krijimin e Akademisë së parë orkestrale në Shqipëri, dhe me master klasa pa pagesë për studentët e rinj muzikantë.
Vjeshta dhe kujdesi ndaj flokëve, Olti Shulla na tregon tendencat e sezonit dhe sesi duhet të përkujdesemi për flokët sidomos për vajzat që ndryshojnë herë pas here ngjyrë dhe për më tepër pas temperaturave te larta dhe pushimeve verore flokët kanë tendencën gjithnjë e më shumë që të thahen dhe të humbasin shkëlqimin. Parukieri i njohur në kryeqytet na jep disa këshilla mirëmbajtje si dhe përgatit në studion e “Rreze Dielli” një maskë në kushte shtëpie me produkte natyrale për flokë gjithë shëndet që shkëlqejnë dhe pa maja të djegura dhe tregon mënyrën e duhur sesi duhen aplikuar maskat në flokë.
Kujdesi ndaj lëkurës është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit, por në disa periudha duhet të tregojmë një kujdes të shtuar për të. Pas një vere të nxehtë, të shoqëruar me nxirjen e lëkurës është e rëndësishme të rinovojmë tharjen e lëkurës dhe dëmtimet e diellit para ardhjes së dimrit, i cili sjell me vete efektet e tij të dëmshme. Rrezet e diellit shkaktojnë tharje të lëkurës, rrudha, shenja, hidratim jo të mjaftueshëm, duke dhënë përshtypjen e një lëkure të lodhur që ka nevojë për përkujdesje. Në studion e “Rreze Dielli” Niki me Stelën japin disa këshilla të thjeshta dhe efektive për të mbajtur lëkurën tuaj sa më të shëndetshme dhe tregojnë si mund të realizojmë vetë në shtëpi disa maska të mrekullueshme me zero kosto, me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj.