Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fokaçe me qepë, domate, ullinj dhe rozmarinë / Musaka me presh / Qofte me thjerrëza.
Pse bota është në krizë të prodhimit të ullirit dhe vajit, ç'po ndodh me çmimin e tij? Po në Shqipëri si është situata? Sa kushton sot 1 litër vaj dhe sa mendohet të rritet? A ka arsye për rritjen e çmimit të vajit...? A ka konsumatori ynë besim te tregu shqiptar, a kemi fabrika me kualitet cilësor për procesin e përpunimit? Cilat janë hilet dhe modifikimet e vajit të ullirit nga fermerët? A kemi abuzime në vajin që quhet extra vergine? Po institucionet shtetërore a kanë kontrolle? A është rritur ndërgjegjësimi në përdorimin e vajit? Si mund ta dallojmë një vaj ulliri cilësor? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e 'Rreze Dielli' me ekspertin e bujqësisë Ilir Pilku.
Në studion e "Rreze Dielli" u diskutua sot rreth inteligjencës emocionale të fëmijëve. Një nga temat me aktuale që shqetëson prindërit e sotëm është zhvillimi i inteligjencës emocionale tek fëmijët e tyre. Nëse më herët në këndet e lojërave, nënat konkuronin me njëra-tjetrën nëse fëmija i tyre mund të lexojë rrjedhshëm apo të bëjë veprime me numrat, sot prindërit shqetësohen më shumë nëse fëmija i tyre ndjen emocion apo gëzim kundrejt diçkaje… Psikologia Lorela Garuli tregoi disa mënyra si t'ju mësojmë fëmijëve të njohin ndjenjat e tyre, të kuptojnë nga vijnë dhe si t’i përballojnë ato ndjenja duke ndikuar më pas në aftësitë thelbësore për të patur sukses në jetë. Psikologia theksoi se inteligjenca emocionale është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor dhe se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në sjelljen e tyre.