Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Maj 2025 – Receta/ Femra Alfa & Mashkulli Beta/ Stresi i provimeve

30 Maj, 15:31 | Përditesimi: 30 Maj, 15:31

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kimë me mish të grirë dhe vezë / Rizogalo në furrë (Sultiash grek) / Petulla me qumësht.

Në një botë ku gratë udhëheqin kompani të mëdha, marrin vendime me guxim dhe nuk kanë frikë të ecin vetëm, koncepti i femrës Alfa është bërë më aktual se kurrë. Ajo nuk pret të shpëtohet, por është vetë kapitene e jetës së saj. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë burra nuk e shohin si dobësi që të jenë të ndjeshëm, mbështetës dhe jo domosdoshmërisht në qendër të vëmendjes. Ata shpesh cilësohen si Beta, por në fakt janë partnerë emocionalisht inteligjentë dhe të pjekur. Por çfarë ndodh kur një femër Alfa dhe një mashkull Beta lidhen bashkë? A funksionon ky kombinim? A është ky çifti i ri modern? A është ai më i balancuar, më i shëndetshëm… apo krijon tensione mes tyre? A janë akoma të vlefshme këto etiketime alfa, beta, gamma… në një botë ku gjithçka është më fluide se kurrë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me tre miq të emisionit: pedagogen Nora Malaj, sipërmarrësin Eglent Bici dhe fotografin Sony K Elson.

Provimet e Maturës po afrohen dhe stresi është në kulm. Si mund të përballojnë maturantët stresin dhe panikun? Në studion e "Rreze Dielli" me panelistët Nora Malaj, Eglent Bici dhe Sony K Elson, kujtojmë pak si kanë ndryshuar kohërat nga dje në sot dhe japim disa këshilla efektive për të menaxhuar ankthin dhe stresin përpara dhe gjatë provimeve. Nga strategjitë për përqendrim maksimal, teknikat e vetëbesimit, deri te organizimi i kohës dhe motivimi personal – gjithçka që duhet për të qenë të qetë dhe të përgatitur!

MC/Shqiptarja.com