Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qepë dhe domate / Burani me spinaq / Pite me salca të ndryshme.
A e ndjen mendjen të turbullt, harresën të shpeshtë apo përqendrimin të dobët? Nuk je vetëm! Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, zbulojmë ushqimet më të fuqishme për trurin – nga bimët që kanë ushqyer mendjet më të ndritura, te zakonet që shkenca i konsideron "superfuqi mendore". Mëso se çfarë duhet të hash, çfarë të shmangësh dhe si të ndërtosh një stil jetese që mban mendjen të kthjellët, kujtesën të fortë dhe trurin në gjendje optimale. Ja disa 'sekrete' dhe zakone të thjeshta që mund të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën si funksionon truri yt!
Historia e rrallë: Zemra që u shërua nga dashuria... Kardiologu rus Vladimir P. Almasov mbante në zyrën e tij zemrën e një gruaje, si simbol i lidhjes mes dashurisë dhe mjekësisë. Ajo zemër i përkiste një vajze me emrin Marina, e cila u shërua në mënyrë të mrekullueshme falë dashurisë së mjekut të ri Sergej, me të cilin më vonë u martua. Historia e tyre u bë një mësim prekës për studentët e Almasovit, që tregon se dashuria mund të shërojë edhe atë që shkenca e quan të pashpresë. Ndiqni historinë e rrallë dhe frymëzuese!





















