Zonja Albana solli dy sugjerime recetash tradite në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pacarok me të brendshme qengji dhe Krem vanilje.
Në emisionin “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Tetor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Tetori do të jetë një muaj i gjatë me shumë zhvillime. Do të jetë një muaj dinamik, me ndyshime në punë, por dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. ”Muaji Tetor është një muaj vendimtar sa i takon këtij viti, pasi kemi eklipsin e fundit diellor, dhe ndryshimet që do të ndodhin tani kanë një ndikim të madh në lidhje me vazhdimësinë” thotë Pulla, duke shtuar se ky moment është vendimtar për 6 muajt e ardhshëm. Vëmendje më të theksuar duhet të kenë të gjithë ata që kanë patur probleme me bankat, duhet të rishikojnë dhe një herë çështje të rëndësishme që lidhen me dokumentacione apo problematika në fushën e dashurisë, ku është momenti për të zgjidhur çdo lloj problemi. “Pritet të ndodhë një gjë shumë e madhe dhe pozitive këtë muaj, prandaj duhet të jemi të vëmendshëm në anën e ekonomisë dhe atë familjare”,- thekson Jorgo Pulla në parashikimin e tij për muajin Tetor.
Gjëndrat e yndyrës që shfaqen si gunga në qafë, shpinë, bark, kokë, krahë apo këmbë shpesh mund të shkaktojnë shqetësim kur shihen për herë të parë. Megjithëse gjëndrat dhjamore të quajtura lipoma në përgjithësi janë lezione beninje, ato mund të bëhen një problem estetik për personin, sepse rriten në mënyrë të pakontrolluar, por jo vetëm. Gjëndrat e dhjamit që shfaqen në disa pjesë të trupit mund të bëhen një obsesion te njerëzit, ndonjëherë mund të ngatërrohen me tumoret. Lidhur me këtë shqetësim flasim në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja. Çfarë janë lipomat në të vërtetë, në sa lloje ndahen lipomat dhe cilat janë shkaqet e formimit të tyre? Kur është momenti që njerëzit duhet të shqetësohen, si duhet bërë ekzaminimi i tyre dhe si të frenojmë formimin dhe zhvillimin e lipomave. Në studion e “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja na tregon trajtimin alternativ sesi të shpëtojmë nga lipomat, pa patur nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale.