Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Tetor 2023 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Myku i thonjve të këmbëve dhe duarve

30 Tetor 2023, 15:47

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek – Lazanjë me petë të ziera mbushur me kimë / Supë krem me miell orizi.

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 30 tetor – 5 nëntor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me vështirësitë e veta me momente të ndryshme që ndikojnë apo diktojnë në anën ekonomike financiare, por duhet patur dhe kujdes në një kohë për shumë arsye, duke parë dhe vendosur në lidhje me çështje që lidhen kryesisht me ekonominë dhe bankat. Është një moment gjithashtu ku gjërat do të ndryshojnë, nuk do jenë siç kanë qenë më parë, mund të jetë një problem ende i pazgjidhur apo një situatë ku pretendojmë për më mirë. Është një javë shumë intensive për të gjitha shenjat dhe pak e rrezikshme për disa të tjera, ndaj duhet patur kujdes dhe vëmendje.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për mykun e thonjve, cilët janë shkaktarët e këtij myku, simptomat si dhe tregojmë disa mënyra sesi të trajtojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve të këmbëve dhe duarve. Infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve dhe thonjve, pasi është një pjesë që zakonisht qëndron e mbyllur në këpucë, në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi. Sipas specialistit Merja, myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit dhe kur një sëmundje kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion dhe mund të krijohen problematika të tjera. Merja jep në studion e “Rreze Dielli” disa këshilla higjene për të patur këmbë të pastra dhe thonj të shëndetshëm si dhe rekomandon trajtimin alternativ, i cili është shumë i suksesshëm dhe nëse ndiqet hap pas hapi, myku do të largohet brenda 2 ose 3 javëve.