Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Tetor 2024 – Receta/ Shëndeti i Veshkave nga Altin Joka/ Gjeneratat X, Y, Z

30 Tetor, 16:28

Katër receta plot shije u gatuan sot në ‘Rreze Dielli’ nga gazetari dhe artisti Eljan Tanini si dhe moderatorja Androniki Kolka: Peshk me dafinë dhe limon/ Supë perimesh me lëng peshku / Petulla të shpejta me kos/ Bukë misri me djathë dhe majdanoz.

Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim në studion e "Rreze Dielli" për një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, veshkat, pa të cilat nuk kemi jetë. Cilat janë zakonet më të shpeshta që ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave tona dhe pse? Si ndikon mos pirja e mjaftueshme e ujit në veshkat tona? Cilat janë shenjat e dehidratimit të veshkave dhe që lajmërojnë një sëmundje të tyre? Dietat me shumë proteina janë të njohura në shumë njerëz, por a mund të jenë të dëmshme për veshkat? Si i dëmton veshkat konsumimi i tepërt i sheqerit, i sodave, alkoolit apo kafeinës... Në internet ka shumë tendenca apo mite për detoksifikimin e veshkave. A janë ato efektive apo potencialisht të dëmshme? Cilat ushqime ose çajra bimore janë të dobishme për mbrojtjen dhe mbështetjen e funksionit të veshkave tona? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim nga Altin Joka, i cili na tregon mënyrat natyrale për t'i mbajtur veshkat tona sa më të shëndetshme.

Në studion e “Rreze Dielli” flasim me psikologen Bona Miekley për gjeneratat e kohës së sotme. Por së pari tregojmë si përcaktohen gjeneratat dhe si janë të ndara sipas viteve. Çfarë domethënie kanë gjeneratat X, Y, Z dhe ku ndryshojnë këto breza midis tyre. Gjithashtu ndalemi në një studim të fundit rreth adoleshentëve dhe të rinjve, të cilët i përkasin gjeneratës Z, gjeneratës së lindur në kohën e teknologjisë së zhvilluar, ku sipas studimeve janë brezi më i stresuar dhe depresionuar, panvarësisht se kanë prirje për të qenë më kërkues dhe për të nisur iniciativa dhe sipërmarrje personale.