Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë gore, një gatim special tradicional i Kosovës me mish, qepë të kaurdisura, vezë dhe kos / Fërgesë pranverore me domate, vezë dhe djathë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 4-10 mars për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi e vrullshme, me shumë zhvillime dhe ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat. Sipas Pullës, jemi në muajin Mars më të mirë të këtyre viteve të fundit, ndaj duhet të shfrytëzojmë sa më mirë çdo moment dhe çdo mundësi që na jepet. Përgjatë kësaj jave, e cila do të ketë disa vështirësi, vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore, por fokusi më i madh do të jetë tek…