Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë në furrë me bizele, karrota e patate / Supë me miell misri dhe perime / Kek me kajsi të freskëta.
Gjenerata e gjyshërve të sotëm, të cilët lundrojnë në rolet e tyre si mosha e tretë e familjes, përballen me një botë prindërore, krejtësisht të ndryshme nga ajo në të cilën ata rritën fëmijët e tyre. Demografia dhe teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si gjyshërit qëndrojnë të lidhur me nipërit e mbesat. Megjithatë, baza qëndron, shumica e gjyshërve e shohin veten si një burim njohurie e udhëzimi dhe ofrojnë mbështetje fizike dhe emocionale. Dhe, sikurse brezat para tyre, ata duan të jenë pranë nipërve e mbesave të tyre. Por sa të përfshirë janë gjyshërit sot në rritjen e nipave dhe mbesave, si po ndryshon raporti mes brezave… Në studion e “Rreze Dielli” Meri Mezini, Luiza Ruçi dhe Gonxhe Voja, tre gjyshe rrëfejnë 'gjyshërimin e tyre' si dhe dedikimet për nipërit dhe mbesat me këngë, libra e piktura.
Fotografi shkodran Jetmir Troshani punon si menaxher projektesh dhe pedagog në Universitetin e New Yorkut në SHBA. Ai është shumë i apasionuar pas fotografisë së jetës së egër ku ka realizuar dhe disa ekspedita në vende të ndryshme të botës. Pasioni i tij për fotot është i fokusuar tek flora dhe Fauna me kafshë të egra nga të gjithë llojet. Ai nuk e harron në asnjë moment vendlindjen e tij, duke u munduar që sa më shumë ta promovojë florën dhe faunën shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar shumë fotografi të bukura të shpendëve dhe kafshëve të egra në vende të ndryshme.