Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me fiq dhe arra / Qofte me salcë kosi në furrë.
Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Shtator është muaji i ndryshimeve, është një muaj me begati dhe plot dinamika. Eshtë një muaj të cilit duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur, pasi mundësi të mëdha do t’ju ofrohen për fillime të reja. Eshtë muaji ideal në fushën shpirtërore, çdo njohje apo çdo lidhje i reziston kohës, nuk ka ndarje! Shtatori është muaji më perfekt i zhvillimeve dhe mundësive të reja, është një muaj i begatë ku do të ‘vilen’ frytet e punës tuaj. Eshtë koha më e mirë për të marrë vendime pozitive, pasi Dielli, Hëna, Saturni dhe Jupiteri do t’ju vijnë në ndihmë, është një muaj i favorizuar sa i takon ndikimit planetar, ku çdo problematikë do të stabilizohet! Nëse keni ndërmend për të bërë një blerje, për të bërë një takim të rëndësishëm, bisedime për çështje ekonomike-financiare, realizojini pikërisht në këtë muaj, pasi muaji Shtator nis me mjaft pozitivitet dhe priret drejt suksesit.
Në emisionin "Rreze Dielli" folëm sot për sindromën post pushime, sfidat dhe mendimet që kanë njerëzit në lidhje me rikthimin në punë pas pushimeve. Disa njerëz mund të kenë vështirësi për të ndryshuar ritmin e tyre dhe kthimin në rutinën e punës, ndërsa të tjerë mund të jenë të gatshëm të fillojnë punën e tyre me një energji të re. Çfarë këshillash japin panelistët e ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, sipërmarrësi dhe motivuesi Eglenti Bici, psikologia dhe mjeshtja e meditimit Amades Stefa, pedagogu Dorian Meta si dhe sipërmarrësja në fushën e modës Katerina Zoto.
Detoks apo dietë pas pushimeve të verës? Në studion e "Rreze Dielli", treguam mënyrat më natyrale të rigjenerimit të trupit, për ta nisur shëndetshëm vjeshtën dhe punën. Bashkë me ritmin dhe ritualin e përditshmërisë, sezoni i vjeshtës kërkon edhe një rigjenerim të trupit dhe kilogramët e marrë në verë. Për ta marrë veten pas pushimeve, për shumë njerëz do të thotë dietë drastike, edhe pse kjo nuk është mënyra më e mirë, madje shpeshherë është edhe më pak efiçente. Mirë është, sipas profesionistëve, një mënyrë më e butë dhe e thjeshtë detox-i.
Si të vishemi në vjeshtë? Stilistja Katerina Zoto tregoi në studion e "Rreze Dielli" trendin dhe ngjyrat që nuk duhet të mungojnë në garderobën tonë këtë vjeshtë. Cila është "moda e veshjes" për ju që punoni në zyrë? Këmishat e gjata oversize dhe pantallonat e shkurtra, por dhe… Vëmendje do marrin xhinset dhe lëkura. Surpriza e këtij sezoni është ngjyra e kuqe, ndryshe nga vitet e tjera ku kanë mbizotëruar lulet.