Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë / Kulaç me rozmarinë / Sallatë me rukola dhe shegë.
I ftuar në studion e “Rreze Dielli” regjisori dhe aktori Genci Fuga, një rrëfim emocionues për një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Në fund të muajit korrik të vitit të kaluar, aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë. Pas problemeve me shëndetin, duket se Genc Fuga ia ka dalë, dhe sot gëzon shëndet të plotë. ”Jam shumë i lumtur dhe falenderues, sepse u riktheva ekskluzivisht falë dashurisë” tha në studio aktori, ndërsa shtoi se ishte gjithashtu i lumtur që Perëndia i dha këtë sfidë përpara dhe e rrethoi me njerëzit e duhur për t’ia dalë. Në ‘jetën e dytë’ ai ka zgjedhur të marrë dhe të japë dashuri, e kjo është monedha më e mirë që ka. Gjatë emisionit ai u përshëndet dhe nga dy miq zemre si Rozi Kostani dhe Alert Çeloaliaj, të cilët shprehën vlerësimin për Gencin si mik, koleg, bashkëshort dhe baba i dedikuar.