Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvëlak i ardhur me djathë të thërrmuar / Tavë me perime, vezë dhe kos në furrë / Supë me thjerrëza të kuqe me perime.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 4-10 dhjetor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë me shumë zhvillime ku ndikimet planetare nuk do të mungojnë, sidomos në shenjat e zjarrit. Pak vëmendje dhe kujdes duhet në fillim të javës në lidhje me disa biseda, takime apo vendime të rëndësishme. Është koha për reflektim dhe për të zgjidhur çdo problem nga e kaluara! Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.
Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e dimrit dhe sigurisht moti i ftohtë sjell viroza të ndryshme dhe një ulje të imunitetit. Me nutricionistin e njohur Altin Joka, tregojmë pse në dimër bie sistemi ynë imunitar dhe si funksionon ky sistem, cilat janë rrugët natyropatike dhe ushqimet që përforcojnë sistemin tonë imunitar? Po ushqimet apo gabimet në stilin e jetesës që e dobësojnë atë? Ka njerëz që zgjedhin të forcojnë imunitetin tani në dimër duke shtuar në dietën e tyre suplemente të vitaminës C, a është kjo një zgjidhje dhe a rritet imuniteti me suplemente? Sipas studimeve 70 përqind e njerëzve përdorin antibiotikë në shërimin e sëmundjeve, cilat janë efektet negative të përdorimit të antibiotikëve dhe çfarë ndikimi kanë në sistemin tonë imunitar? Çfarë janë antibiotikët natyral, ku i gjejmë dhe ku ndryshojnë nga antibiotikët e krijuar në laborator? A janë efektive dhe për cilat sëmundje shërbejnë? Përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve i marrin në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i mjekësisë holistike Altin Joka.