Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Nëntor 2024 – Receta/ Me çiftin Berisha nga Maldive/ Prokurori shqiptar në Amerikë

5 Nëntor, 15:13 | Përditesimi i fundit: 2024-11-05 15:14:03

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë / Supë me perime dhe lëng kockash/ Revani me kos.

Këngëtari i njohur i hitit "Do të doja" Naser Berisha së bashku me bashkëshorten e tij Lirije Haziri Berisha po pushojnë në Maldive. Pas një viti të gjatë e të ngarkuar, burrë e grua për herë të parë kanë vendosur të pushojnë në një nga vendet më të bukura ekzotike. Nëpërmjet një lidhje live me skype nga Maldive ata rrëfejnë për “Rreze Dielli” këtë eksperiencë në vendin e largët, dhe na tregojnë më shumë për raportin e tyre të dashurisë, familjen dhe projektet për të ardhmen në profesionet përkatëse.

I ftuar në “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika, Endrit Topalli, shkodrani që na ka bërë të gjithëve shumë krenar. Falë punës dhe përkushtimit, sot Endriti është prokuror në Shtetet e Bashkuara dhe një ndër të paktët shqiptarë në këtë pozicion në USA. Fillimisht ai përfundoi studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për "Criminal Justice" dhe "Shkenca Politike", ndërsa më pas nisi të punonte si ndihmës gjyqtar pranë Gjykatës Novi për 5 vite. Aktualisht Endrit Topalli është prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Oakland, Michigan, ku merret me çështje kriminale, duke përfaqësuar qytetarët e Oakland në të gjithë problematikat që kanë të bëjnë me drejtësinë. Në studion e “Rreze Dielli” Topalli rrëfen sfidat e profesionit në Michigan dhe dy kushtet e pakompromis për ta ushtruar këtë profesion në Shqipëri.