Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Qershor 2023 – Receta / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Gjethet e ullirit 'ilaç' për organizmin

5 Qershor 2023, 16:49

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe pa beshamel, me djathë dhe kremviçe / Akullore shtëpie. 

Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë fokusin më të madh do ta ketë tek ekonomia dhe vendim marrja. Më datë 5 qershor kemi kalimin e Afërditës në Luan me Plutonin në Ujor, që do të thotë se gjërat nisin qetë pa probleme, por mund të turbullohen rrugës. Ndaj, këshillohet që përgjatë kësaj dite të jeni të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të mos humbisni durimin. Shenjat më të ndikuara që kërkohet vëmendje janë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori. Më datë 8 qershor, Mërkuri në Dem në gjashtëkëndësh me Neptunin tek Peshqit do të thotë optimizëm, do të thotë ndryshime dhe romancë. Ndikimet më të mëdha do të jenë në lidhje me punën e karrierën, në lidhje me mundësi të reja që do ju jepen tani e tutje dhe është koha dhe momenti për të nisur diçka të re që do të ndikojë në ekonominë tuaj. Ndikimin më të madh do ta kenë shenja e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqit. Më datë 11 qershor kemi Afërditën në katërkëndësh me Jupiterin me ndikime të mëdha sa i takon takimeve. Duhet të keni pak kujdes në disa çështje sidomos atyre të fushës së dashurisë. Mos u nxitoni në vendime që do të merrni, pasi disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin që kanë gjethet e ullirit dhe si t'i përdorim në kushtet e shtëpisë në trajtimin e disa sëmundjeve... Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri. Oleuropina prezente në gjethet e ullirit vepron si diuretik, hipotensiv, laksativ, kundër hipertensionit arter dhe inflamacionit të hemorroideve. Ndërsa sekoiridoidet, një tjetër substancë prezente në gjethet e ullirit, ka veti antidiabetike, antiinflamatore, antikancerogjene, imunosuperiore dhe antiobezitet. Sipas specialistit të bimëve mjekësore gjethet e ullirit bëjnë një mrekulli në shëndetin tonë. Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, rekomandoi përdorimin e disa çajrave me gjethe ulliri kombinuar me bimë të tjera, të cilat ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e një serë sëmundjesh.