Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Qershor 2024 – Receta/ Çfarë konsumojmë për mëngjes? Këshilla & Ide

5 Qershor, 16:17

Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qepë dhe domate / Domate sufle /Sallatë me patate të reja dhe mollë / Dy mëngjese tradicionale, Petka me qumësht e gjalpë/Trahan i ëmbël me qumësht.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm. Duke qenë vakti i parë pas zgjimit, ai duhet të na japi energji të mjaftueshme për të gjithë ditën si dhe të gjitha sfidat që na presin. Çfarë konsumojmë për mëngjes? Të ftuarit ne studion e “Rreze Dielli”, Linda Pano, Anila Hetoja, Bona Miekley dhe Altin Prenga nga ‘Mrizi i zanave’ na tregojnë mëngjeset e tyre dhe ritualet më të zakonshme që i shoqërojnë ato. Si kanë ndryshuar ndër vite mëngjeset tona? Ndërsa nëpërmjet një lidhje skype nga Firenze, Itali, Lulzim Vulashi, Amadea Stefa nga Austria dhe Katerina Petro nga Uruguai, shqiptarët nëpër botë na tregojnë rreth mëngjeseve tradicionale të vendit ku jetojnë. A përshtaten ata me traditën ushqimore apo gatuajnë traditat shqiptare?