Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu me të brendshme viçi / Supë me spinaq, oriz dhe limon / Petulla me qumësht.
'5 vjeç i përdhunuar, 19 vjeç në luftë, 20 vjeç i pastrehë', Tony Selimi, shqiptari nga Gostivari që sot frymëzon mbi 1 miliard njerëz. Nga një histori e vështirë emigrimi dhe sfidash personale, abuzimi seksual në fëmijëri, bullizmi dhe sot te skenat ndërkombëtare të motivimit dhe zhvillimit personal. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” në një rrëfim sa prekës dhe emocional Toni Selimi, një djalë nga Gostivari që u ngrit nga sfidat e jetës për t’u bërë një nga zërat më të fuqishëm globalë në transformimin njerëzor dhe inteligjencën artificiale. Nga Londra në Times Square, nga TEDx në Kombet e Bashkuara, nga librat bestseller te CEO-t, yjet e Hollyvudit, sipërmarrës, avokat, politikan, mjek, dhe Individët me Pasuri Ultra të Lartë Neto që kanë krijuar mbi një miliard paund në vlerë duke u trajnuar nga ai dhe përdorur metodën e tij 12 Step Business Accelerator Method™, Tony ka dhënë mbi 29,000 orë konsulta dhe prekur mbi 170 milionë njerëz me punën e tij.




















