Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka kotoletë / Akullore pa qumësht me shalqi. E ftuar në këndin e gatimit të “Rreze Dielli” Katerina Gremo, shefe kuzhine si dhe autore e disa librave në fushën e kulinarisë, e cila përgati Byrek me speca gogozhare si dhe Çokollata diabetike.
Me specialistin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim për shëndetin e veshkave, shenjat paralajmëruese se ky organ po dëmtohet dhe ushqimet që ndihmojnë për pastrimin e tyre… Cili është roli i veshkave në organizëm? Ka njerëz që kanë 3 veshka, a janë më të rrezikuar nga sëmundjet e këtij organi? Cilat janë simptomat më të zakonshme që paralajmërojnë problemet në veshka? Çfarë zakonesh, ushqimesh apo shkaqesh na dëmtojnë veshkat? A funksionon kura popullore që njihet masivisht: me limon e majdanoz për veshkat? Cilat janë ushqimet që ndihmojnë për një veshkë të shëndetshme, apo që e pastrojnë atë?
Me nutricionistin Altin Joka flasim për vlerat ushqyese të shalqinit, a duhet ta konsumojmë përditë dhe disa mënyra sesi ta dallojmë shalqinin e pjekur, pa hormone dhe nitrate… Shalqini është një nga frutat më të lëngshme dhe më të preferuara të stinës së verës. Po cilat janë vlerat e tij shëndetësore dhe përfitimet që marrim nga konsumi i tij. Sa shpesh duhet konsumuar shalqini në javë? Cila pjesë e tij është më e shëndetshme. A është e vërtetë se pjesa e bardhë e shalqinit ka më shumë vlera? Po farat e shalqinit si duhen konsumuar, sasia dhe çfarë benefitesh sjellin ato në shëndetin tonë? Si mund të dallojmë një shalqi cilësor pa nitrate apo hormone, apo sa i pjekur është?
Ditët e fundit ka një debat mes specialistëve në lidhje me një raport të OBSH, sa i takon futjes së Aloe Verës në listën e substancave kancerogjene. Si qëndron e vërteta? A është Aloe Vera kancerogjene? Çfarë mendon nutricionisti dhe specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka?