Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca tigani me sallam fshati / Supë pa mish me pak përbërës.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar të horoskopit për këtë javë, nga data 6 deri më 12 Maj, për të gjitha shenjat e zodiakut. ”Kjo javë është shumë e rëndësishme në lidhje me çështjet e punës dhe të kontratave, pasi lidhet shumë me anën ekonomike-financiare. Gjithashtu kemi kalimin e Hënës në datën 8 maj në shenjën e Demit, ku do të sjellë mjaft ndikime dhe ndryshime, si dhe do të kemi një intensitet marrëdhëniesh mes të gjitha shenjave. Vjen një moment tani i ribashkimit të gjërave të mëdha siç është puna, karriera apo blerjet, është pikërisht momenti tani, pasi mund të themi se kjo është java më e mirë e muajit” theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të javës për secilën shenjë.
Në kohën e vjeljes së trëndafilave, "Bima dhe Shëndeti" udhëton në parcelat me trëndafila rozë në fshatin Ferras të Lushnjës. Këto parcela janë mbjellë nga specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregoi rreth vlerave shëndetësore të trëndafilit rozë damask. Sipas tij, petalet e këtij trëndafili përveç aromës magjepsëse dhe bukurisë së jashtëzakonshme përmbajnë 101 mikroelementë dhe ndihmojnë në gjendje të ndryshme shëndetësore mes të cilave edhe Alzhaimerin. Prodhimi i vajit të trëndafilit, shurupit të trëndafilit dhe vlerat shëndetësore të secilës u treguan në mes të "tarracës rozë" ku stafi u kujdes për të mbledhur mbi 500 kg petale, që u përdorën për prodhimin e vajit dhe ujit tonik. Dy proceset, ai i vajit dhe i tharjes së trëndafilave janë në funksion të trajtimit të shumë gjendjeve shëndetësore...