Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Maj 2026 – Receta / 67 vjeçari i apasionuar pas maleve / “Bëje vetë’ maska natyrale

6 Maj, 15:58 | Përditesimi: 6 Maj, 15:58

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Turli me perime të stinës / Tavë me kungulleshka dhe domate / Supë peshku.

Në këtë pjesë të programit ju prezantojmë një personazh vërtet të veçantë. Në moshën 67-vjeçare, ai ka zgjedhur të jetojë ndryshe nga shumica - mes maleve, natyrës dhe aventurës. I lindur në Gjakovë dhe i dashuruar pas eksplorimit, prej më shumë se një dekade ai i ka kushtuar jetën udhëtimeve në zonat më të bukura malore, veçanërisht në Alpet Shqiptare. Ne nje lidhje direkte nga Gjakova, flasim me Agim Idrizin për fillimet e këtij rrugëtimi, përvojat në Bjeshkët e Tropojës dhe për momentet më të bukura e sfiduese që ka përjetuar në natyrë. Do të ndalemi gjithashtu te eksplorimet e tij jashtë vendit, si dhe te ndryshimet që kjo mënyrë jetese i ka sjellë në trup dhe në mendje. Një histori frymëzuese për këdo që kërkon një jetë më pranë natyrës dhe më të shëndetshme.

Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki me Stelën sjellin një scrub të veçantë për kujdesin e lëkurës, të përgatitur me përbërës krejtësisht natyralë që gjenden lehtësisht në çdo shtëpi. Ky kombinim i thjeshtë por efektiv ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës, mbylljen e poreve, hidratimin dhe ndriçimin e saj. Me përbërës si kafeja, kosi, e verdha e vezës, kanella dhe mjalti, ky scrub jo vetëm ushqen lëkurën, por edhe i jep asaj një pamje më të freskët dhe të shëndetshme. Gjithashtu vajzat realizojnë dhe një tonik me petale trëndafili për hidratim dhe tonifikim të thellë të lëkurës.

MC/Shqiptarja.com