Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreku çam me pulë dhe oriz / Vezë të ziera tigani me djathë të grirë / Qepë të skuqura me erëza.
Në vitet e fundit gjithnjë e më shumë po vihen re si në vendin tonë, por dhe në botë problemet e shumta me shikimin tek fëmijët. Konkretisht miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët, pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të pajisjeve elektronike, si telefonët, tabletët dhe kompjuterët. Sipas mjekëve okulistë, në çdo 10 fëmijë që shkojnë për kontrollin e syve, 3-4 prej tyre rezultojnë me probleme të miopisë dhe ky është një shqetësim serioz gjithnjë në rritje, pasi kontrolli i rregullt i syve për fëmijët është tepër i rëndësishëm. Në studion e “Rreze Dielli”, mjeku okulist Rubin Topi thotë se një fenomen që ka ndryshuar në vitet e fundit është se më parë, shumë fëmijë vuanin nga hipermetropia, probleme me shikimin e afërt, ndërsa tani janë gjithnjë e më shumë fëmijët po përballen me miopinë, me probleme me shikimin e largët. Në lidhje me këtë tematikë shqetësuese diskutojmë me mjekun e njohur, i cili do të japë këshilla tepër të vlefshme për të gjithë prindërit, por dhe vetë fëmijët.
Pavarësisht përpjekjeve tona për të ndjekur një dietë korrekte, avancimi i moshës sjell formimin e një rrjeti gjithnjë e më të dukshëm rrudhash. Në treg ka shumë kremra dhe serume të dizajnuara për të luftuar formimin e rrudhave, por shpesh shumë të shtrenjta. Dhe nëse kohët e fundit i keni fikur qirinjtë për ditëlindjen tuaj të 30-të ka ardhur momenti për t'i hedhur një sy lëkurës së fytyrës suaj, dhe me siguri mund të vini re se prodhimi i kolagjenit ka filluar të zbehet. Shpesh jemi të detyruar t'i drejtohemi kremrave të bukurisë, ushqyesve dhe kundër rrudhave. Trajtimet e shtrenjta kozmetike të përdorura nga femrat më të bukura në botë nuk janë të arritshme për të gjithë, por ka disa përbërës që mund të na ndihmojnë të luftojmë rrudhat në mënyrë natyrale falë përbërësve të tyre dhe ata janë, niseshteja e misrit dhe gjethet e dafinës. Ndaj sot në “Bëje vetë”, Niki dhe Stela do të na tregojnë si të bëjmë në kushtet e shtëpisë një krem të shkëlqyer kundër rrudhave me produkte që të gjithë i kemi në dollapin e kuzhinës. Gjithashtu Stela na tregon dhe maskën ideale për heqjen e pikave të zeza si dhe një mënyrë super të shpejte pastrimi për veshjet e lëkurës pa i dëmtuar ato.