Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte shtëpie me perime në furrë / Byreçka me gjizë / Supë me trahana dhe domate.
Mamia e famshme Razije Musa, gjysmë shekulli dedikuar kujdesit ndaj fëmijëve, në një rrëfim për jetën si dado e nipërve të mbretëreshës në pallatin mbretëror në Britani dhe e shumë yjeve te Hollivudit… Razije Musa njihet në Angli si shqiptarja që punon si dado e VIP-ave. Ajo ushtron këtë profesion për gati gjysmë shekulli. Aktualisht jetën e ndan midis Anglisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Për gati 11 vite, ka punuar në Libi, 25 vite të tjera në Londër dhe 10 vite në vendin e saj, Kosovën. Për merita të veçanta, është vlerësuar nga materniteti i Londrës si "Dado ekselente", duke u bërë mjaft e njohur në mediat britanike. Në vitin 2018, libri i saj dedikuar fëmijëve, ka qenë ndër 5 më të lexuarit. Në studion e “Rreze Dielli”, mamia e njohur Razije Musa jep disa këshilla për nënat e reja, nga ushqimi me qumësht gjiri apo formule, heqja e pelenës, oraret e gjumit të femijëve, ecja zbathur për herë të parë, etj…
Nga SHBA me Gjilberta Lucaj, artistja shqiptare që ka performuar në shfaqje në të gjithë botën me yje si Beyonce, Ricky Martin, Alicia Keys, Coldplay madje edhe për Barack Obama dhe Joe Biden në betimin si President… Gjilberta Lucaj, violonçelistja me origjinë shqiptare që jeton në New York ka një karrierë shumë të suksesshme ndërkombëtare. Ajo ka qenë shpesh herë në faqet e para të mediave prestigjioze ndërkombëtare. Gjilberta Lucaj përveç pasionit për muzikën, ka një tjetër pasion të madh, të ndihmojë shoqatat bamirëse për fëmijë duke mbledhur fonde nëpërmjet koncerteve të saj. Së fundmi artistja shqiptare me famë botërore, Gjilberta Lucaj ka krijuar Qendrën Internacionale për gjetjen e fëmijëve të humbur me qëllim fuqizimin e kërkimit global për fëmijët që janë zhdukur.