Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Tetor 2025 – Receta/ Guidë për dhimbjet e kockave / Osteoporoza, kura natyrale nga Ylli Merja

6 Tetor, 15:10 | Përditesimi: 6 Tetor, 15:10

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me mollë / Pite me mish pule / Turshi me lakër të bardhë.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë alternativa natyrale për t’u shëruar, vjen një botim i veçantë që përmbledh përvojën, studimet dhe risitë e një prej figurave më të njohura të mjekësisë alternative shqiptare, Ylli Merja. Libri “Mjekësia Alternative Shqiptare – Risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave” në bashkëpunim me fizioterapisten Erjola Braci, është një udhërrëfyes për ata që duan të kuptojnë se si natyra, përmes bimëve dhe formulave të vjetra popullore, mund të rigjenerojë kockat, nyjet dhe organizmin në mënyrë të sigurt e shkencore. Botimi ka një qasje unike, për kërkimet që qëndrojnë pas saj, për sukseset e arritura në praktikë dhe për mënyrën si mjekësia alternative shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë besim tek njerëzit.

Osteoporoza është një ndër problemet më të përhapura të sistemit kockor, veçanërisht tek femrat pas menopauzës dhe të moshuarit, duke rritur ndjeshëm rrezikun për fraktura dhe probleme serioze me shëndetin. Megjithëse shpesh shihet si një proces i natyrshëm i plakjes, shkenca dhe mjekësia popullore ofrojnë mënyra të shumta për ta parandaluar dhe trajtuar në mënyrë natyrale. Në "Rreze Dielli" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, do të na ndihmojë të kuptojmë se si mund t’i forcojmë kockat në mënyrë natyrale, cilat janë zakonet që ndihmojnë në rigjenerimin e tyre, dhe mbi të gjitha cilat bimë mjekësore janë më të fuqishmet në luftën kundër osteoporozës. Zbulojmë se si natyra mund të bëhet një aleat i fuqishëm në ruajtjen e shëndetit të kockave, duke ndihmuar jo vetëm në parandalimin, por edhe në përmirësimin e gjendjes së atyre që tashmë përballen me osteoporozë.

 

MC/Shqiptarja.com