Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pirjan me pulë dhe erëza / Qull me sallam Turist / Supë me lulelakër.
Sot njihemi me Anxhela Ilen, një maturante nga Kolonja, për të cilën muzika nuk është thjesht një pasion, por një ëndërr që ka nisur që në fëmijëri. Një vajzë që ka provuar të ruajë ekuilibrin mes shkollës dhe muzikës, mes muzikës së lehtë, pop-rock dhe këngës popullore. Rruga e saj nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Madje, ka pasur një periudhë kur provat dhe dashuria për muzikën duhej të mbaheshin disi të fshehta nga babai. Por një ditë, zëri i saj u dëgjua në skenë… dhe mes emrave të mëdhenj si Aurela Gaçe. Sot, në prag të maturës, Anxhela ka një pyetje të madhe përpara: çfarë vjen më pas?
Irida Marku është një artizane që ka zgjedhur një teknikë të veçantë, artin me pika. Qindra e mijëra pika, të vendosura njëra pas tjetrës me durim, përqendrim dhe shumë emocion, shndërrohen në vepra që tërheqin menjëherë vëmendjen. Por pas këtij arti ka edhe një histori personale. Një humbje, një boshllëk dhe një periudhë e vështirë familjare, nga e cila Irida gjeti një mënyrë të re për të krijuar, për tu shprehur dhe ndoshta edhe për të gjetur veten. Nga kjo përvojë lindi edhe Pigment.al dhe një filozofi shumë e bukur: nuk duhet të jesh domosdoshmërisht artist për të krijuar. Sot në “Rreze Dielli”, do të zbulojmë se çfarë fshihet pas çdo pike, sa durim kërkon ky art dhe si një pasion i vogël mund të kthehet në një fillim të ri.




















