Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Janar 2025 – Receta të shpejta / Horoskopi për muajin Janar nga Jorgo Pulla

7 Janar, 14:14

Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Peshk merluc me perime në furrë / Pure patate / Tavë brokoli me fileto pule dhe pana / Omletë me speca dhe gjizë. 

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Janar për 12 shenjat e zodiakut. Muaji Janar është muaj i shumë vendimeve dhe çështjeve të rëndësishme, tha Jorgo, duke paralajmëruar se do të ketë shumë zhvillime në fushën e yjeve. "Muaji i parë i vitit fillon me një ndjenjë optimizmi. Ndërsa Mërkuri në Shigjetar e largon mendjen nga përditshmëria ndonjëherë monotone, ndikimi i hënës së re, ju shtyn të planifikoni synimet dhe planet për vitin 2025. Kalimi i Aferditës tek Peshqit në fillim të muajit, do t'ju kujtojë nevojën për organizim dhe qëndrueshmëri që është e nevojshme për çdo sipërmarrje të re. Në të njëjtën kohë, do të promovojë idetë tuaja dhe ndjekjet tuaja për frymëzim, imagjinatë krijuese dhe besim në diçka më të madhe se vetja" thekson Pulla, duke nënvizuar se ia vlen të vazhdoni t'i jepni dashuri dhe përkushtim çdo gjëje që bëni. Dashuria dhe përkushtimi janë forca shtytëse për të ecur përpara me siguri dhe sukses si dhe për të përfituar nga çdo mundësi. Pak kujdes nga mesi i muajit, pasi Hëna e plotë mund t'ju bëjë pak më emocionues ku disa ngjarje do t'i përjetoni më intensivisht se ç'duhet.