Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Nëntor 2025 – Receta/ Histori emigrimi, 25 vite në Kanada / Uji i së ardhmes ‘Uji Kangen’

7 Nëntor, 14:43 | Përditesimi: 7 Nëntor, 14:43

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me patate dhe presh / Dhallanik me shtresa.

Fatlind Melani, është një shqiptar nga Peshkopia i cili rrëfeu në studion e “Rreze Dielli” arsyet që e detyruan të lërë Kanadanë pas 25 vitesh jetese aty dhe të rikthehet të rigjejë veten në Shqipëri. Jeta e tij ndërthur botën e shkencës, teknologjisë dhe shpirtit në mënyrë unike. Ai ka studiuar në Stamboll në degën e Inxhinierisë Elektronike, ku nisi të ushqente edhe një pasion të dytë duke studiuar flaut në Konservatorin e Stambollit. Pas kthimit në Shqipëri në verën e 1999-s, përktheu librin “Dituria” nga turqishtja dhe nisi punën si instruktor i Adobe-it në Tiranë. Në janar të vitit 2002, u zhvendos në Kanada, ku dha mësim në një institut privat në Toronto dhe krijoi biznesin e tij në fushën e publikimeve dhe dizajnit grafik. Në vitin 2013 hapi dy gazeta lokale me fokus spiritualitetin, duke ndërtuar një komunitet të gjerë ndjekësish. Fatlind Melani ka hapur disa ekspozita në Vancouver, por bashkëjetesa me një japoneze i ndryshoi jetën po aq sa e ka vënë në pozita për ta bindur të jetojë me të në Shqipëri.

Uji i ardhshëm në tokë - Uji Kangen! Ky sistem modern, i njohur si “uji i ardhshëm në Tokë”, po konsiderohet si revolucion në mënyrën si ne e përdorim dhe e kuptojmë ujin. Ai përdor ujin e zakonshëm të rrjetit, nuk kërkon ujë të veçantë. Hidraton në nivel qelizor, duke kaluar 95% të barrierës së gjakut në tru. Detoksifikon trupin në mënyrë të pakrahasueshme me sistemet e tjera ujore. Ngadalëson procesin e plakjes, falë fuqisë së tij antioksiduese, lufton inflamacionet e brendshme dhe të jashtme, neutralizon radikalet e lira në trup si dhe rregullon nivelin e pH-së, duke e balancuar trupin mes aciditetit dhe alkalinitetit. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, inxhinieri Fatlind Melani tregon më shumë për teknologjinë japoneze në përdorimin e ujit të rubinetit duke na treguar se “Kangen” ka mbi 100 mënyra përdorimi dhe prodhon 7 lloje ujerash për qëllime të ndryshme. Ka jetëgjatësi mbi 25 vjet si pajisje dhe ka kosto shumë të ulët mirëmbajtjeje.

MC/Shqiptarja.com