Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Prill 2025 – Receta/ Horoskopi javor/ Shëndeti vaginal, infeksionet mykotike

7 Prill, 16:37 | Përditesimi: 7 Prill, 16:37

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe qumësht / Sallatë me kastraveca.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 7-13 prill, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë mund të konsiderohet si java e ndryshimeve të mëdha, një javë tepër e rëndësishme sa i takon fushës profesionale, por dhe fushës sentimentale. “Këtë javë Mërkuri kalon të martën tek Peshqit, në rrugën e duhur dhe gradualisht duke na dhënë mundësinë të rregullojmë çdo gjë në çdo aspekt. Pak kujdes në fushën emocionale, pasi do të ketë shumë pikëpyetje me takimin retrogradë Afërdita -Saturn dhe me Hënën e plotë në Peshore ditën e shtunë”, theksoi Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Në "Bima dhe Shëndeti" në studion e ‘Rreze Dielli’ , me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për 'aleatet' më të mira të femrave, kujdesi në shëndetin vaginal duke u ndalur konkretisht në infeksionet mykotike, ndër sëmundjet më të zakonshme gjinekologjike tek vajzat dhe gratë. Cilat janë tipet e infeksioneve vaginale, shkaqet e shfaqjes së tyre dhe ajo që është më e rëndësishmja, trajtimi që duhet marrë në kohë në mënyrë që ato të mos ripërsëriten dhe të kthehen në kronike. Cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve dhe a ka një grupmoshë që është veçanërisht e prirur të jetë më e ekspozuar ndaj infeksioneve vaginale? Cilat janë simptomat dhe shenjat më të zakonshme që tregojnë praninë e infeksioneve vaginale? Si mund të parandalohen, si të mbrohemi dhe mënyrat më efikase të trajtimit të tyre, i diskutojmë në Rreze Dielli.

MC/Shqiptarja.com