Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë role me salcë domate dhe djathë / Japrak të hapur në tenxhere / Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë.
‘Mes tokës dhe ajrit’ Vjollca Latifi Muselaj, pilotja shqiptare që piloton 4 lloje avionësh. Vjollca Latifi Muselaj, 28 vjeçarja nënë e një djali 2 vjeçar rrëfen pasionin e saj për ajrin, pilotimin, bukurinë dhe vështirësinë e këtij profesioni... Vjollca Latifi ka studiuar 4 vite në Ankara për Menaxhim Aviacioni Civil dhe 3 vite në Stamboll në trajnimin për pilote në Akademinë Ayjet. Tashmë jetën e saj e ndan mes Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në karrierën e saj të sapo nisur numëron rreth 300 orë fluturime duke pilotuar me 4 avionë të ndryshëm (Diamond DA20, Sonaca, Diamond DA42, Boeing 737-800 NG. Latifi është e para vajzë shqiptare që ka kryer trajnimet për Boeing 737, avioni super gjigand i udhëtimeve komerciale.
Një rrëfim dhe interpretim virtuoz nga Holgen Gjoni, violinçelist i nivelit të lartë në SHBA. I vlerësuar për “seriozitetin dhe thellësinë e një solisti autentik koncerti”, Holgen Gjoni ka fituar vazhdimisht reputacion si një nga violonçelistët më të kërkuar të brezit të tij duke interpretuar si solist dhe recitalist në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë dhe Azi. Fitues i shumë çmimeve të para prestigjioze ndërkombëtare vlerësuar nga kritikët internacionale për “teknikën, bukurinë e tingullit, emocionalitetin dhe ndjeshmërinë e stuhishme muzikore”. Holgen Gjoni, një muzikant elitar, një violonçelist me talent të madh, interpretimin e tij të parë e ka pasur në skenë që në moshën 12 vjeçare dhe që atëhere nuk është ndalur…
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me piktorin Ervis Kalia, i njohur si mjeshtër i portreteve me laps, sot numëron mbi 4500 portrete duke mbajtur rekord në Shqipëri… Ervis Kalia është një piktor i ri shumë i talentuar. Ai është vlerësuar me shumë çmime të para brenda dhe jashtë vendit, punimet e tij janë shpërndarë në shumë vende të Europës dhe në Amerikë. I njohur si Mjeshtër i portreteve me laps, Ervis Kalia numëron mbi 4500 portrete, një rekord ky për Shqipërinë.