Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë me kungull vjeshte dhe perime / Speca në kos me hudhra.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e dytë të muajit Tetor. Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara disa vështirësish. Eshtë java e ndryshimeve të mëdha, por dhe e skandaleve! Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë në ekonomi. Është koha për reflektim dhe për të zgjidhur çdo problem nga e kaluara! Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për javën 7-13 tetor 2024.
Pothuajse nuk ka asnjë person që të paktën një herë në jetë të mos ketë qenë në një situatë të tillë kur të ketë përjetuar një dridhje të duarve. Nëse kjo ka ndodhur para një takimi të rëndësishëm, është e qartë se ia atribuoni emocionit, apo në ndonjë situatë të rrezikshme sigurisht që frika dhe paniku ndikojnë në dridhjet apo kontraktimet e pavullnetshme të muskujve. Por mund të ketë raste që të kemi dridhje duarsh dhe pa asnjë arsye. Çfarë 'fshihet' pas dridhjeve të duarve, çfarë ndodh në trupin tonë? Nga cilat sëmundje apo problematika shëndetësore po paralajmërohemi? Në lidhje me këtë shqetësim flasim në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili në studion e "Rreze Dielli" tregon problemet shëndetësore që fshihen pas dridhjes së duarve dhe mënyrat natyrale të trajtimit të tyre.