Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me hudhra, gjalpë dhe rigon / Sardele me salcë domate të aromatizuar / Sallatë me patate dhe fasule.
Pse mjekësia nuk po e shëron dot kancerin? Megjithëse në vitet e fundit janë shtuar shumë rastet si në numër, si në prevalencë në vdekje, mënyrat e luftimit janë po të njëjta. Ku po gabohet? Si lindi termi kancer, si zhvillohet ai? Gjithashtu thuhet se janë shtuar faktorët që shkaktojnë kancer, po cilat janë arsyet, shkaktarët për zhvillimin e qelizave kancerogjene? Ku kemi dështuar dhe çfarë duhet të bëjë një individ me kancer? Cila është rruga që na çon drejt fitores në luftën ndaj tij? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike i cili na sjell hulumtimet dhe studimet më të fundit në lidhje me zhvillimin e kancerit dhe gabimet më të mëdha që bëhen.
Gati 17 vite më parë Mirgen Shamblli nisi të koleksiononte lodrat e fëmijëve që dikur luanin brezat e para viteve '90. Fillimisht i ranë në duar disa kukulla plastike të prodhuara në Shqipëri e më pas kaq mjaftoi të niste dëshira për të shtuar koleksionin me pasionin e një fëmije. Vetëm pak ditë më parë, ai hapi një ekspozitë dedikuar qeramikës shqiptare. Objektet janë të shumta afërsisht 1200 të periudhave të ndryshme kohore. Ekspozita u hap tek "Trekënçi" si dhe në pazarin e Korçës tek "Qoshka e koleksionistëve" ku janë vendosur disa objekte. Mirgen Shamblli ka në qilarin e shtëpisë me qindra lodra të formave dhe përmasave të ndryshme të prodhuara që nga viti 1930 e deri në fund të viteve 90'. Me krenari thotë se ka pjesën më të madhe të lodrave të prodhuara nga fabrika e gomës në Durrës, e cila më vonë u njoh si "Plastika Durrës", e deri tek lodrat e importit që ishin prodhim kinez, rumun, çek apo bullgar. Mirgeni koleksionin e ka vazhduar dhe me qelqet, qeramikën dhe objektet e drurit apo bakrit të prodhuara në Shqipëri.