Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Dhjetor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Sindroma e zorrës së irrituar

11 Dhjetor, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2024-12-11 12:06:47

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kadaif pa pjekje me krem / Supë me mish viçi dhe oriz.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 9-15 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë shumë mundësi për gati të gjitha shenjat e zodiakut, por duhet të jemi të gatshëm për t’i përfituar ato mundësi. “Vëmendje me datë 10, 12 dhe 13 dhjetor, shfrytëzoni mirë çdo moment, nëse lini diçka pas dore mund të jetë një problem i madh për vazhdimësinë” theksoi Jorgo, duke shtuar se kjo javë do të ketë ndikim në kontratat e punës dhe në aspektin ekonomiko-financiar. ”Me datën 13 dhjetor që kemi Mërkurin në retrogradë, do të ketë shumë mundësi për shenjat dhe zgjidhje problemesh që kanë të bëjnë me ligjin dhe ekonominë” shtoi ai, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë. Jeta sedentare, stresi i shtuar, ushqimet e pashëndetshme apo bakteret e parazitët, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve. Ndaj me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në 'Bima dhe Shëndeti' ndalemi në një një nga problematikat e zorrëve, siç është sindroma e zorrës së irrituar. Çfarë është zorra e irritueshme, çfarë e shkakton atë dhe cilat janë simptomat tipike të kësaj problematike shëndetësore? Sa zgjat sindroma e zorrës së irrituar, cilat zakone apo ushqime e nxisin atë? Ashtu dhe si çdo problematikë shëndetësore edhe sindroma e zorrës së irrituar ndikon shumë në cilësinë e jetës së përditshme, ndaj nuk duhet neglizhuar. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në studion e Rreze Dielli na tregon dhe trajtimin alternativ me kura natyrale.