Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me rosnica / Mantia me pure patatesh / Gjellë me kungulleshka dhe patëllxhanë.
Ushtrime për vetëmbrojtjen e vajzave në raste rreziku, si t’ia dalin vetë pa ndihmën e meshkujve. Uliks Gjonaj, instruktori i komando “Krav Maga” flet për teknikat e reja të vetëmbrojtjes… Gjonaj këto ditë ndodhet në Shqipëri pasi është duke bërë një kurs vetëmbrojtje me vajza dhe gra për ngacmime të shumta që mund të hasin në jetë. Uliks Gjonaj është Instruktor në Komando Krav Maga në sistemin e mbrotjes trupore, liçencuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Aktualisht ai mban nivelin e shtatë (maksimal) të Comando Krav Maga, në botë vetëm 12 njerëz e mbajnë këtë nivel.
Rikthehet Jozefina Simoni, këngëtarja e talentuar nga Shkodra, në një intervistë për pasionin e saj në muzikë dhe projektet për të ardhmen… Jozefina Simoni është rritur me muzikë dhe megjithëse në moshë të re, nuk e imagjonon dot veten larg këngës. Ajo ka studiuar për Kitarë por arma e saj e fortë mbetet vokali. Jozefinën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në “Gjeniun e Vogël” dhe më pas në “The Voice of Albania” ku spikati për zërin e saj potent. Në studion e “Rreze Dielli” Simoni rrëfen arsyen e shkëputjes për pak kohë nga skena dhe projektin ku do ta shohim së shpejti…
Me dermatologen Brunilda Bardhi flasim për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të lëkurës. Çfarë duhet të dimë rreth Melanomës dhe si të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit... Melanoma, është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, e cila prek qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës. Ndër shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje është ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, sidomos gjatë 20 viteve të para të jetës. Melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj. Ndaj mbrojtja ndaj rrezeve të diellit është një nga apelet e këtij muaji ndërgjegjësimi si dhe të kuptojmë rëndësinë vitale të kryerjes së kontrolleve të rregullta për Melanomën nëse keni nishane me formë asimetrike, nishane me kufij të çrregullt, ndryshime në ngjyrë apo rritje të papritur të përmasave të tyre.