Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rizoto me brokoli dhe salsiçe / Domate të gatuara me vezë / Biskota të kripura.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të muajit, 9-15 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, java karakterizohet nga kontraste mes entuziazmit për të ecur përpara dhe nevojës për maturi në vendime. Balanca mes guximit dhe kujdesit është çelësi i suksesit! "Kjo javë ndikohet fuqishëm nga Hëna e plotë në Shigjetar, që ndodh të mërkurën dhe sjell kulmin e ngjarjeve të nisura rreth datës 27 maj. Është një kohë për përmbyllje, por edhe për fillime të guximshme, veçanërisht në fushën e dijes, udhëtimeve dhe zhvillimit personal. Ndërsa këndi Mars-Uran na bën më të kujdesshëm në çështjet financiare dhe emocionale. Mund të ketë tensione ose situata të papritura që kërkojnë qetësi dhe zgjuarsi në reagim. Jupiteri që kalon në Gaforre sjell një energji mbështetëse për çështje ekonomike dhe profesionale. Kjo është një javë e mirë për të eksploruar mundësi të reja pune, investime ose projekte që kanë potencial për rritje afatgjatë!”, theksoi Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për secilën shenjë.
Ndjesia e djegies në këmbë është më shumë se një shqetësim i përkohshëm, ajo mund të jetë një sinjal i rëndësishëm nga trupi ynë. Qoftë si pasojë e lodhjes, dëmtimeve nervore, mungesës së vitaminave apo problemeve qarkulluese, kjo simptomë nuk duhet anashkaluar. Në "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli zbulojmë shkaktarët më të zakonshëm që fshihen pas djegies së këmbëve dhe çfarë na paralajmërojnë ato për shëndetin tonë të brendshëm. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja na tregon gjithashtu trajtimet alternative më efektive, nga bimët mjekësore, teknikat relaksuese, deri te ndryshimet në stilin e jetesës që mund të sjellin lehtësim natyral pa efekte anësore.