Emisioni i plotë|Pa Gjurme – ‘La djalin te ish-vjehrra dhe iku në Greqi’/ Nëna: Më denoncoi, u dënova me burg

29 Shtator, 17:49 | Përditesimi: 29 Shtator, 17:49

 

Një histori e dhimbshme që vjen nga një nënë 28-vjeçare e cila tregon jetën pas divorcit dhe luftën për mbijetesë. Ajo rrëfen se pas ndarjes nga bashkëshorti, u detyrua të linte njërin djalë tek ish-vjehrra dhe tjetrin ta dorëzonte në jetimore, për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Më pas, ajo u denoncua për braktisje fëmijësh dhe u dënua me burg. Ndërkohë, nga Gjermania reagon ish-bashkëshorti, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke sjellë versionin e tij të ngjarjes. Një përplasje e fortë mes ish-bashkëshortëve vjen në “Pa Gjurmë”. Ajo kërkon ribashkim me fëmijët, ndërsa ai e akuzon për mashtrime dhe braktisje.

r.k./Shqiptarja.com