EMISIONI I PLOTË|Pa Gjurme - ‘Vëllai shpërndante ftesat, u qëllua pak para dasmës!’/ Motra: Autori ishte kushëriri!

30 Shtator, 17:31 | Përditesimi: 30 Shtator, 17:31

Një tragjedi e mbuluar nga heshtja dhe padrejtësia... Më 30 mars 1992, në vend që të festonin martesën e vajzës së shtëpisë, familja Merkaj u përball me një humbje të pazakontë. Artur Merkaj, vetëm 23 vjeç, i kthyer nga emigrimi për të marrë pjesë në dasmën e motrës, u vra në mënyrë të mistershme nga një efektiv policie — një njeri që rezulton të ishte edhe kushëri i tij.Në të njëjtën ngjarje humbi jetën edhe dhëndri. Nga një ditë me gëzim, gjithçka u kthye në zi, në vaj, në heshtje... Pesë vite më pas, edhe babai i Arturit ndërroi jetë nga dhimbja. E megjithatë, ky krim nuk u dënua kurrë. Dosja u mbyll, por zemrat e familjarëve jo. Një histori e dhimbshme, një plagë që nuk mbyllet kurrë.

r.k./Shqiptarja.com