Emisioni i plotë|Pa Gjurme-PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!

25 Shtator, 17:32 | Përditesimi: 25 Shtator, 17:32

 

Një përballje e fortë dhe emocionale vjen në “Pa Gjurmë” mes një çifti të ndarë prej 7 vitesh, por që ende vijojnë konfliktin për kujdestarinë e djalit të tyre. Nëna akuzon ish-bashkëshortin se ka manipuluar fëmijët kundër saj dhe se e ka ndarë qëllimisht nga ta. Ajo rrëfen mes lotësh se nuk ka festuar asnjë ditëlindje me djalin e vogël dhe kërkon vetëm një mundësi për ta përqafuar.Nga ana tjetër, burri hedh poshtë çdo akuzë dhe deklaron se nëna kërkon të përfitojë nga kësti i kempit të djalit. Ai shprehet se fëmijët kanë zgjedhur vetë të mos e takojnë nënën dhe se ai ka bërë gjithçka për të ruajtur qetësinë.Një histori me shumë tension, akuza të ndërsjella, dhimbje prindërore dhe një thirrje për drejtësi.

r.k./Shqiptarja.com