Një tjetër histori zhdukjeje që trondit Tropojën. 26-vjeçari Florjan Tabaku del për të mbledhur gështenja në mal dhe nuk kthehet më. Familja prej ditësh endet maleve në kërkim, por pa asnjë gjurmë jete. Nëna ishte aty në momentin e zhdukjes, ndërsa vëllai, Fabjon Tabaku, tregon për “Pa Gjurmë” terrenin e rrezikshëm, me kafshë të egra dhe shpresën që nuk shuhet. Ai rrëfen se Florjani kishte probleme me shëndetin mendor dhe largimi i tij mund të ketë qenë i pavullnetshëm. Në një apel prekës, Fabjoni kërkon ndihmën e publikut: “Kemi vënë edhe shpërblim për çdo informacion të saktë.”





















