Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…

18 Mars, 17:59 | Përditesimi: 18 Mars, 18:09

 

Një histori e fortë dhe prekëse vjen në “Pa Gjurmë”, ku një nënë rrëfen betejën e saj të përditshme për djalin e sëmurë dhe fundin e një martese 15-vjeçare. Klaudia Basha tregon përballjen me ish-bashkëshortin, vështirësitë që ka kaluar dhe sakrificat për të mbajtur në këmbë familjen e saj.Në studio vjen edhe vogëlushi 8-vjeçar, i cili pavarësisht sfidave shpreh ëndrra të mëdha për të ardhmen, duke prekur zemrat e të gjithëve. Një rrëfim që sjell emocione të forta, por edhe mesazhe shprese dhe force. Na ndiqni në “Pa Gjurmë” me Odeta Dumen, çdo ditë ora 16:00 në Report TV, me histori të forta njerëzore, rrëfime tronditëse dhe përballje që kërkojnë të vërtetën.

I.M/Shqiptarja.com