Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Paça e Ramazanit dhe Pulë me patate dhe perime.
Muaji i Ramazanit për Edlira Dyrmishaj - psikologe, besimtare myslimane, e cila agjëron prej 27 vitesh së bashku me familjen e saj. Botëkuptimi i këtij muaji, një rrugëtim kuptimplotë, një filozofi e tërë reflektimi. Edlira Dyrmishaj tregon si ndikon ku muaj nga ana psikologjike, cilat janë ritualet e besimtarëve përgjatë këtyre 30 ditëve. Sa i vështirë është rrugëtimi i një myslimaneje, nënë intelektuale e 4 fëmijëve dhe e një gruaje të veshur me hixhab.
Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet shëndetësore që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm. Myslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit për iftar dhe syfyr përgatisin ushqime të veçanta dhe të larmishme. Në shumicën e rasteve iftaret kalohen në prezencën e shumë miqve dhe familjarëve ku tryezat janë të shtruara me ushqime të bollshme. Po çfarë duhet të dinë besimtarët për vaktet që ata konsumojnë, çfarë bëjnë ata gabim dhe cilat janë ushqimet më të mira për të nisur një syfyr dhe për të përfunduar me iftarin? Si të ushqeheni shëndetshëm dhe cilat ushqime duhen eleminuar gjatë muajit të Ramazanit.
Ajka e kulturës së skenave botërore zbret në Tiranë në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Në studio me Iva Tiço, zëdhënëse e Festivalit “Marie Kraja”. Eventi i madh kulturor do të mbahet në datat 30 dhe 31 Mars. 16 konkurrentë nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane dhe menaxherë artistësh nga më të njohurit.