Emisoni i plotë "Rreze Dielli", 27 Mars 2023 – Receta tradite / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Ylli Merja: Përdorimet e sodës së bukës

27 Mars 2023, 16:48

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me mish dhe kritharaqe të skuqura / Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime.

"Nuk ka vend për gabime" një javë plot surpriza sipas astrologut Jorgo Pulla. Duket se kjo javë do ketë ulje-ngritje, nëse nisni diçka të re apo një punë, duhet patur kujdes. Më tepër vëmendje duhet të ketë shenja e Luanit, pasi marrin vendime të rëndësishme dhe duhet të kenë kujdes pasi nuk ka kthim pas. Gjithashtu vëmendje përgjatë kësaj jave duhet të ketë dhe shenja e Peshores në fushën e punës dhe të dokumentacionit. Ndërsa shenjat më favorite të kësaj jave, me përfitime kolosale me mundësi të reja në shitje pronash, në ekonomi, në punë dhe karrierë janë Dashi, Gaforrja dhe Virgjëresha. Kanë pasur disa probleme kohët e fundit, por kjo javë do të jetë ideale në plotësimin e dëshirave si dhe në çështjet shpirtërore. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 27 Mars – 2 Prill 2023.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në përdorimin e sodës së bukës në mjekësinë alternative. Soda e bukës është një nga ata përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike. Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm. Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund t’a përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore.