Emisoni i plotë "Rreze Dielli”, 29 Mars 2023 – Receta tradite / Seksi dhe arbitre në fushë /Gratë në media

29 Mars 2023, 16:04

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me kimë dhe beshamel / Finok në tavë me proshutë / Kek me hurma arabie dhe arra.

Tre vajza arbitre futbolli në studio: Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Egla Pjetrushaj. Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e arbitrimit shqiptar në Europë po e shkruajnë edhe femrat. Vajzat arbitre në futboll rrëfejnë për profesionin e tyre dhe sesi e morën vendimin për të veshur uniformën. Çertifikimi nga FIFA, emocionet dhe vështirësitë e të dominuarit në një fushë mashkullore.Tre arbitret treguan se profesioni që kanë zgjedhur ju jep shumë kënaqësi edhe pse shpesh mund të shihen çuditshëm nga meshkujt, por profesionalizmi dhe korrektesa janë gjithmonë të parat në punën e tyre. Ajo që i bën bashkë është dëshira që kanë për të qënë sa më profesionale dhe patjetër të krijojnë një emër, e mbase një ditë të drejtojnë një kupë bote.

Në studio me Klaudia Karabolli, Gazetare. Flasim për raportin e situatës së grave dhe vajzave në gazetari, kushtet e punës dhe diskriminimi potencial. Raporti tregon ndër të tjera se burrat paguhen rreth 13% më shumë se gratë në këtë profesion.