Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rizoto me gorgonzola dhe speca / Tavë me patate dhe mish të grirë / Piroshka, petulla të mbushura me sallam turist.
Ushqimet që na shkaktojnë kancer. Çdo vit e më shumë po shtohet numri i të prekurve nga tumore të ndryshme, shkaqet dhe mënyrat për ta parandaluar një tumor dhe ushqimet që ndihmojnë. Në një lidhje skype nga Suedia me mjekun nutricionist Altin Joka. Çfarë është kanceri sipas mjekësisë holistike, nga e ka burimin? A po përparojmë në luftën kundër kancerit pasi institucionet, mjekët, autoritetet thonë që ne po përparojmë në luftën kundër tij? Rrugët e mjekësisë si kimio e radioterapitë imunoterapite, terapia e gjeneve apo operacionet a janë rruga e duhur në këtë luftë? Sa ndikon mënyra e ushqimit në përparimin e kësaj sëmundje, kush janë disa nga ushqimet dhe faktorët që ndikojnë në luftën kundër kancerit.
Tango mjeshtër! Bianca dhe Lucas, çifti profesionist Argjentinas që kërcen tango do të rrëfejë pasionin e kërcimit të dashurisë dhe forcën shpirtërore që ka ky kërcim. Gjithashtu ata rrëfejnë dhe historine e tyre të dashurisë disa vjeçare që lindi pikërisht nga një kërcim tango... Në studion e Rreze Dielli: Bianca Vrcan, kërcimtare dhe mësuese ndërkombëtare e Tangos Argjentinase; Lucas Boock, kërcimtar dhe këngëtar profesionist dhe Olta Canka, instruktore e tangos.