Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca me domate në tigan / Supë e stinës / Hallva turke.
Eva Kjaer, sipërmarrësja e suksesshme në fushën e gastronomisë në Danimarkë, ka 30 vite që jeton në Kopenhagen, ndërsa studimet e saj janë fokusuar tek gastronomia molekulare, fusha e saj e zemrës. ”Kam në pronësi në Kopenhagen një ndër 8 restorantet më të mira të gjithë Danimarkës dhe po në këtë rankim në botë dhe më është dashur shumë punë, pasi këtu konkurenca siç dihet është shumë e madhe” tha në fillim të intervistës Eva. Pasioni i saj për gatimin ka nisur që në moshën 10-vjeçare, ku futej në kuzhinë dhe eksperimentonte. “Kam kuptuar se kur ke pasion, nuk lodhesh dhe të krijosh një emër në fushën e gastronomisë nuk është e lehtë” shprehet ajo. Kuzhina Daneze mbahet si një ndër më të zhvilluarat në botë, ku baza e saj janë produkte natyrale bimore si rrepat, lakrat, kërpudhat apo çdo gjë që gjendet në natyrë.
Me gjinekologen e njohur Mimoza Keta, folëm për obezitetin në shtatzani, suplementet që duhen marrë, kujdesi për veten dhe foshnjen. “Ne i këshillojmë nënat shtatzëna që gjatë shtatzanisë të ushqehen shëndetshëm, të ulin marrjen e karbohidrateve deri në 150 gram në ditë dhe jo më tepër. Është krijuar miti se kur je shtatzënë, duhet të hash sa për dy, por kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi nëna duhet të konsumojë vetëm sasinë e nevojshme të ushqimeve dhe jo më tepër” theksoi gjinekologia e njohur. Mimoza Keta tregoi se cili është regjimi i duhur ushqimor që duhet të ndjekë një grua shtatzënë dhe cilat janë ato suplemente multivitaminash që duhen marrë patjetër, të cilat janë të domosdoshme në formimin e shëndetshëm të fëmijës.