'Fati në dorën tuaj' javë motivuese me surpriza. Befason Jorgo Pulla: Një erë e re fryn pas datës...

4 Prill 2023, 11:33

Kjo javë pritet që të ketë shumë zhvillime, është një javë e zjarrtë me ndikime të forta planetare, me mundësi të mëdha në fushën e punës dhe karrierës, por dhe të ndryshimeve të mëdha që do të kemi gjatë muajit Prill. Punë të lëna përgjysmë mbyllen, çështje ligjore zgjidhen, ata që nuk kanë një punë stabël pritet të nisin diçka të re, është momenti dhe koha e duhur pasi kjo javë është me të vërtetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tuaj me një ndikim tepër pozitiv.

Më datën 3 prill Mërkuri hyri në shenjën e Demit duke sjellë një ndikim shumë të madh në këtë shenjë. Më datën 6 prill kemi Hënën e plotë në Peshore, një ndikim ideal në fushën e punës, karrierës dhe biznesit. Në datën 8 prill Mërkuri në gjashtëkëndësh me Marsin na jep mundësi në çështjet e punës dhe në takime pozitive.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e parë të muajit Prill.