Fërgesë me djathë nga zonja Albana

27 Maj, 11:33

Fërgesë me Djathë

Përbërësit:

150 gr djathë i bardhë

1 lgj miell gruri

3 lgj miell misri

20 gr gjalpë

2 lgj vaj luledielli

1 thelpi hudhër

piper i kuq

piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim pak vaj dhe gjalpë dhe skuqim djathin të cilin e kemi lyer me pak miell gruri. Largojmë djathin nga tigani dhe në po atë yndyrë shtojmë miellin e misrit dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë ujë të vluar dhe e trazojmë derisa masa të marrë formën e një salce jo shumë të trashë. Shtojmë hudhrën e shtypur dhe e kalojmë gatimin në një tavë dheu të cilën e kemi ngrohur më parë. Shtojmë copëzat e djathit, e spërkasim me piper të kuq dhe e vendosim në furrë në 180 gradë për 20 minuta.     

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha